Rreth Nesh

REKA GRANIT - Natural Stone

Me përzgjedhjen tonë, ju do të shërbeheni me gur natyral të kualitetit të lartë, qëndrueshmëri maksimale dhe stil të veçantë, e mbi të gjitha që i reziston kohës.
Tek ne ju do të mund të bëni zgjedhjen e duhur sepse ne ju ofrojmë një koleksion të gjërë të llojeve të Granitit, Mermerit, Quartzit dhe gurëve dekorativ. Janë mbi 100 variante të ndryshme të produkteve, të cilat i ofrojmë vetëm për shijen tuaj.

 

Reka Granit ekziston që prej vitit 2000 ku hapat e parë të biznesit i filloi me 3 punëtor  dhe drejtorin Dervish Hasani. Reka Granit është e përbërë prej një ekipi menaxhues profesional dhe udhëhiqet nga drejtor që me punën e tij ka sjellur gjithmonë sukses. Ky është fakti kryesor i cili ndikoi në rritjen e numrit  të punësuarve deri më 20.

Përpunimi i produkteve, të cilët janë Granitit, Mermerit, Quartzit dhe gurëve dekorativ, përpunohen me  teknologjinë më moderne, por kompania jonë gjithashtu bën edhe importimin e të njejtëve nga vendet europiane.

Te  bashkpunoni me ne, do të thotë se ju mbështeteni në partner të sigurtë, të cilët ju ofrojnë kualitet dhe cilësi. Në ndërmarrjen tonë ajo që do të përfitoni është nderi, suksesi, kualiteti, sinqiriteti  dhe siguria.

 

Mbi të gjitha ne  jemi reciprok në çdo bashkëpunim.

- 01
Produktet dhe Shërbimet

- 02
Showroom


01 -

Produktet dhe Shërbimet

REKA GRANIT, SPECIALISTI JUAJ PËR GUR NATYRAL

Jemi të specializuar për të ju ofruar klientëve tanë granit të kualitetit të lartë, çmime konkuruese dhe shërbim të besueshëm. Klienti ynë do të shërbehet me të gjitha produktet që kanë të bëjnë me gurin natyral, si dhe montimin e tij në çdo vend ku  ju dëshironi. Tek ne ju do të mund të bëni zgjedhjen e duhur sepse ne ju ofrojmë një koleksion të gjërë të llojeve të Granitit, Mermerit, Quartzit dhe gurëve dekorativ. Janë mbi 100 variante të ndryshme të produkteve, të cilat i ofrojmë vetëm për shijen tuaj.

Dizajnoni kuzhinat, banjot dhe pjesët e ndryshme të ambienteve tuaja duke kursyer kohë në çdo fazë të realizimit. Shërbimet tona dhe cilësitë na kanë lejuar të krijojmë një bazë besimi të klientëve duke përfshirë pronarë të shtëpive, kontraktues të përgjithshëm dhe shtëpi projektuese.

Pasi materialet janë të zgjedhura dhe të miratuara nga klientët, specialistët tanë me kujdes të veçantë kryejnë matjet e nevojshme, përpunimin e granitit me kualitet të jashtëzakonshëm dhe montojnë pjesët e përpunuara në vendet e tyre. Ne iu qëndrojmë pas produkteve tona për të ju treguar klientëve tanë që ne punojmë me përkushtim dhe garancion.

02 -

Showroom

Në showroomin tonë mund të përzgjidhni të gjitha monstrat e produkteve që posedojmë

REKA GRANIT Natural Stone