Biznesi Reka Granit ka filluar në gusht të vitit 2001 në qytetin e Gostivarit si një iniciativë private, familjare. Fillimisht, ishte një punëtori e vogël që merrej me përpunimin e thjeshtë të gurëve natyralë, kryesisht granit dhe mermer. Pajisjet ishin të pakta dhe shumica e punëve bëheshin në mënyrë manuale. Në fillim, kishte vetëm disa punëtorë dhe një menaxher që mbulonte gjithçka – nga porositë, puna në terren, deri te pagesat dhe marrëdhëniet me klientët.
Me kalimin e viteve, kërkesat për produkte prej guri u rritën dhe bashkë me to edhe nevoja për zgjerim. Biznesi investoi në makineri më moderne, zgjerim të hapësirave të prodhimit dhe rriti numrin e punëtorëve. U punësua një menaxher shtesë për të ndarë më mirë përgjegjësitë dhe për të strukturuar organizimin e punës. Sot, kompania është një emër i njohur në tregun lokal dhe rajonal, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore në fushën e gurëve natyralë.
Struktura organizative e kompanisë është e ndarë në mënyrë funksionale. Ajo përfshin:
Çdo sektor ka përgjegjësin e vet dhe raportimi bëhet te dy menaxherët varësisht nga fusha përkatëse.
Disa nga strategjitë që përdorim për të motivuar punëtorët janë:
Ne si organizatë gjejmë motivim nga disa faktorë:
Nga të gjitha metodat dhe strategjitë e përdorura, ato që kanë sjellë më shumë sukses janë:
Me krenari njoftojmë bashkëpunimin tonë me Kütahya Seramik, një nga brendet më prestigjioze në Turqi dhe Evropë në prodhimin e pllakave qeramike dhe porcelani. Kütahya njihet për inovacionin, dizajnin modern dhe cilësinë e lartë, duke sjellë trende ndërkombëtare në çdo koleksion.
Ky partneritet na mundëson të ofrojmë një gamë edhe më të gjerë të produkteve premium, që përmbushin pritshmëritë më të larta të klientëve tanë në Maqedoni dhe më gjerë.
Reka Granit & Kütahya Seramik – Bashkë për të ndërtuar bukuri të përhershme!
In Reka Granit you have everything you need, product of Granite, Marble, Quartz and Laminam