


NE JU OFROJMË PRODUKTET, NDËRSA JU KRIJONI STILIN SIPAS SHIJES TUAJ…
Nëse na zgjidhni neve, ju do të shërbeheni me granit të kualitetit të lartë, qëndrueshmëri maksimale dhe stil të veçantë, e mbi të gjitha që i reziston kohës.
Tek ne ju do të mund të bëni zgjedhjen e duhur sepse ne ju ofrojmë një koleksion të gjërë të llojeve të mermerit. Janë plotë 50 variante të ndryshme të mermerit dhe granitit, të cilat i ofrojmë vetëm për shijen tuaj.
RRETH NESH
Ndërmarja tregtare prodhuese ‘’Reka-Granit’’ d.o.o.e.l. Gostivar ekziston që prej vitit 2000 ku hapat e parë të biznesit i filloi me 3 punëtor dhe drejtorin Dervish Hasani. Reka Granit është e përbërë prej një ekipi menaxhues profesional dhe udhëhiqet nga drejtor që me punën e tij ka sjellur gjithmonë sukses. Ky është fakti kryesor i cili ndikoi në rritjen e numrit të punësuarve deri më 20.
Prodhimi i materialeve, të cilët janë mermer dhe granit, prodhohen me teknologjinë më moderne, por kompania jonë gjithashtu bën edhe importimin e të njejtëve nga vendet europiane.
Te bashkpunoni me ne, do të thotë se ju mbështeteni në prodhues të sigurtë, të cilët ju ofrojnë kualitet dhe cilësi. Në ndërmarrjen tonë ajo që do të përfitoni është nderi, suksesi, kualiteti, sinqiriteti dhe siguria. Mbi të gjitha ne jemi reciprok në çdo bashkëpunim.
NA ZGJIDHNI NEVE SEPSE
Ne, me përkushtim të veçantë ju ndihmojmë në zgjedhjen e granitit, ngjyrës, aplikimit, dizajnimit e deri në aplikimin përfundimtar të tij. Ne jemi profesionist të lartë dhe përqëndrohemi te klientët tanë me mjeshtëri dhe cilësi të garantuar.
VIZIONI YNË
Ne investojmë që të arrijmë kualitetin maksimal në shërbimin tonë dhe produktet që ju ofrojmë. Reka Granit krenohet me shërbimet e jashtëzakonshme, ofertat e besueshme dhe përkushtimin e plotë ndaj konsumatorit. Këto i kemi arritur dhe vazhdojmë të punojmë për t’i mbajtur si prioritetet tona.
PRODUKTET DHE SHËRBIMET
Jemi të specializuar për të ju ofruar klientëve tanë granit të kualitetit të lartë, çmime konkuruese dhe shërbim të besueshëm. Klienti ynë do të shërbehet me të gjitha produktet që kanë të bëjnë me mermerin dhe granitin, si dhe montimin e tij në çdo vend ku ju dëshironi. Tek ne ju do të mund të bëni zgjedhjen e duhur sepse ne ju ofrojmë një koleksion të gjërë të llojeve të mermerit. Janë plotë 50 variante të ndryshme të mermerit dhe granitit të cilat i ofrojmë vetëm për shijen tuaj. Dizajnoni kuzhinat, banjot dhe pjesët e ndryshme të ambienteve tuaja duke kursyer kohë në çdo fazë realizimit. Shërbimet tona dhe cilësitë na kanë lejuar të krijojmë një bazë besimi të klientëve duke përfshirë pronarë të shtëpive, kontraktues të përgjithshëm dhe shtëpi projektuese.
Pasi materialet janë të zgjedhura dhe të miratuara nga klientët, specialistët tanë me kujdes të veçantë kryejnë matjet e nevojshme, përpunimin e granitit me kualitet të jashtëzakonshëm dhe montojnë pjesët e përpunuara në vendet e tyre. Ne iu qëndrojmë pas produkteve tona për të ju treguar klientëve tanë që ne punojmë me përkushtim dhe garancion.